E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ÖSTERREICHISCHE ELEKTRIZITÄTSËIRTSCHAFTS -AKTIENGESELLSCHAFT”, PËR NDËRTIMIN, PRONËSINË, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN D

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË  DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “ÖSTERREICHISCHE ELEKTRIZITÄTSËIRTSCHAFTS -AKTIENGESELLSCHAFT”, PËR NDËRTIMIN, PRONËSINË, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË NJË HIDROCENTRALI TË RI NË ASHTË,  NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të  ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Miratimin e marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Österreichische Elektrizitätsëirtschafts - Aktiengesellschaft”, për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.       Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 


17/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›