V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË MËSUESI PËR CIKLIN E LARTË TË ARSIMIT BAZË DHE ARSIMIN E MESËM, NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKO
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT “MASTER I NIVELIT Të PARë”, Në MëSUESI PëR CIKLIN E LARTë Të ARSIMIT BAZë DHE ARSIMIN E MESëM, Në UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODëR, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME STUDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen në Fakultetin e Shkencave të Edukimt, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, të programeve të studimit “Master i nivelit të parë” në:
a) “Mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët edukim fizik dhe sporte”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët edukim fzik dhe sporte”;b) “Mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndët edukim fzik dhe sporte”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndët edukim fizik dhe sporte”;c) “Mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët histori dhe gjeografi, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët histori dhe gjeografi”;ç) “Mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën histori, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për arsimin e mesëm në lëndën histori”;d) “Mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën gjeografi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën gjeografi”.
2. Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
3. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Kuota e pranimeve në këto programe “Master i nivelit të parë”, në Fakultetin e Shkencave të Edukimt, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a) “Master i nivelit të parë në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët edukim fizik dhe sporte” 50; b) “Master i nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndët edukim fizik dhe sporte” a. 50; c) “Master i nivelit të parë në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët histori dhe gjeografi” a. 60; ç) “Master i nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën histori” 60; d) Mater i nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën gjeografi” 60.
5. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, si më poshtë vijon:
a) “Master i nivelit të parë në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët edukim fizik dhe sporte” 40 000 lekë;b) “Master i nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndët edukim fizik dhe sporte” 45 000 lekë;c) “Master i nivelit të parë në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët histori dhe gjeografi” 40 000 lekë;ç) “Master i nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën histori” 45 000 lekë;d) “Master i nivelit të parë në mësuesi për arsimin e mesëm, në lëndën gjeografi”. 45 000 lekë.
6. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
7. Kuotat e pranimeve në programet e studimit “Master i nivelit të parë”, sipas pikës 4, të këtij vendimi, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen, sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës
8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti i miratuar për universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009