E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER LIRIM DHE EMERIM NE DETYRE TE KRYEATARIT TE QENDRES KOMBETARE TE KINEMATOGRAFISE

V E N D I M  
PER
LIRIM DHE EMERIM NE DETYRE TE KRYEATARIT TE QENDRES KOMBETARE TE KINEMATOGRAFISE
 
 
              Në mbështetje të nenit 100, pika 2 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996 « Për kinematografinë », i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I :
 
1.     Lirimin e z. Xhevdet Ferri nga detyra e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
2.     Emërimin e z. Artan Minarolli në detyrën e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›