E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQES SË NGASTRAVE, TË EKONOMISË PYJORE “LUGINA E FANIT MADH”, MIRDITË, QË DO TË PËRDORET NGA “GRUPPO MINERARIO ALBANESE”, SHPK, PËR KARRIERA BAZALTESH

V E N D I M

PËR

HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQES SË NGASTRAVE, TË EKONOMISË PYJORE “LUGINA E FANIT MADH”, MIRDITË, QË DO TË PËRDORET NGA “GRUPPO MINERARIO ALBANESE”, SHPK, PËR KARRIERA BAZALTESH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Sipërfaqet në ngastrat 94/a, 94/b e 95, të ekonomisë pyjore “Lugina e Fanit Madh”, Mirditë, që do të përdoren nga “Gruppo Minerario Albanese”, shpk,  për karriera bazaltesh, me sipërfaqe, gjithsej, 14.4 (katërmbëdhjetë pikë katër) ha, të hiqen nga fondi pyjor dhe nga kadastra kombëtare e pyjeve, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në harta kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të bëjë çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe ta regjistrojë në sipërfaqe inproduktive (karrierë bazaltesh) në përputhje me pikën 9, të vendimit nr.1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”.

3. Vlera e kësaj sipërfaqjeje pyjore të paguhet nga “Gruppo Minerario Albanese”, shpk, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Llogaritja e tarifave për heqjen nga fondi pyjor të bëhet sipas lidhjes 4, të vendimit  nr.391, datë 21.6.2006, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”.

4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, “Gruppo Minerario Albanese”, shpk, të pyllëzojë, përpara se të fillojë veprimtarinë, me fondet e veta, 15 (pesëmbëdhjetë) ha, me pyje, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor.

Lloji i drurëve që do të mbillen, grafiku i mbjelljeve, mënyra e përmirësimit të kullotës caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, e cila do të ndjekë realizimin e mbjelljeve deri në marrjen në dorëzim, me procesverbal, të sipërfaqes së pyllëzuar dhe të përmirësuar, sipas marrëveshjes që do të lidhë me kërkuesin.

5. Ngarkohen ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


21/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›