E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Reformat e thella shpejtuan ritmin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha Komiteti Ndërministror i Integrimit në NATO miratoi gjatë mbledhjes së sotme Programin Kombëtar të masave dhe reformave të rëndësishme që do të ndërmerren nga qeveria shqiptare në kuadër të Planit të Veprimit për Anëtarësim për periudhën deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO.  

Kryeministri Berisha theksoi se gjatë periudhës së ciklit të parë të Plan-Veprimit për Anëtarësim, qeveria shqiptare ka arritur rezultate në të gjitha fushat, reforma të mëdha, të cilat rritën efikasitetin e qeverisjes. “Reformat kanë patur rezultate të vlerësuara nga shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, kanë bërë të mundur që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO të ecë me një shpejtësi të admirueshme”, u shpreh Kryeministri.   

Në këtë kontekst, Kryeministri i shprehu mirënjohjen më të thellë Presidentit Bush, Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për votën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Gjithashtu Kryeministri i shprehu mirënjohjen qeverisë dhe parlamentit të Hungarisë, qeverisë dhe parlamentit të Letonisë, të cilat ishin vendet e para që ratifikuan Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.  

Procesi i ratifikimit të Protokollit, u shpreh Kryeministri, është një proces që  shton detyrimet e mëdha ndaj qeverisë sonë për të proceduar me reformat më të thella, të cilat duhet të kenë si synim kryesor konsolidimin e një demokracie funksionuese, ekonomisë së tregut në Shqipëri dhe konsolidimin e standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Forcat tona të Armatosura.   
“Mendoj se arritje serioze janë shnëuar në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën për funksionimin më normal të ekonomisë së tregut, por nga ana tjetër dua të theksoj se këto arritje nuk mund të konsiderohen ndryshe veçse një stacion ndaj ne duhet të synojmë me të gjithë përpjekjet tona për të thelluar dhe konsoliduar rezultatet e arritura, për të proceduar me reforma të thella dhe të gjithanshme në mënyrë që në Shqipëri të konsolidohet shteti ligjor, të konsolidohen standardet e vendeve aleate”, tha Kryeministri.

Në këtë kontekst Kryeministri e cilësoi reformimin e Forcave të Armatosura si një aspekt shumë të rëndësishëm të këtyre reformave. “Arritjet janë të mëdha, por detyrimet janë akoma më të mëdha. Është  e vërtetë që ne kemi përcaktuar një buxhet prej 2 % të GDP-së për mbrojtjen, por është e vërtetë se  akoma  nuk është zgjidhur problemi i rrogave, një kusht themelor për të patur ushtri profesioniste në vitin 2010 siç jemi zotuar”, u shpreh Kryeministri. 

Përpjekje më të mëdha, vijoi më tej Kryeministri Berisha, duhet të bëhen për trajnimin, kualifikimin dhe  pajisjen e Forcave tona të Armatosura veçanërisht atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të ndërmarrin misione në vendet e huaja.
Kryeministri nënvizoi se përmbushja e detyrimeve të procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO do të jetë përparësia absolute e qeverisë.
              

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›