E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KRIJIMIN E UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

V E N D I M

PëR

KRIJIMIN E UNIVERSITETIT Të SPORTEVE Të TIRANëS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 9, 10, 41, 76 e 77, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


I. Krijimi dhe misioni i Universitetit të Sporteve të Tiranës (UST):

1. Krijimin e Universitetit të Sporteve të Tiranës (në vijim UST), mbi bazën e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. UST-ja është institucion publik i arsimit të lartë.

2. UST-ja ka për mision:

a) formimin universitar të studentëve e të specialistëve në të gjitha ciklet e studimeve.
b) kualifikimin e punonjësve akademikë e shkencorë në fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.
c) nxitjen e kërkimeve e të studimeve në fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.
ç) ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në fushën e sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.

II. Struktura e UST-së:

1. Në strukturën e UST-së përfshihen këto njësi kryesore:

a) Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes, me këtë përbërje, si njësi bazë:

i) Departamentin e mjekësisë sportive;
ii) Departamentin e shkencave sociale dhe të edukimit;
iii) Departamentin e sportit.

b) Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe i Rekreacionit, me këtë përbërje, në njësi bazë:

i) Departamentin e veprimtarisë fizike rekreative dhe të turizmit;
ii) Departamentin e organizimit dhe të menaxhimit;
iii) Departamentin e lëvizjes dhe shëndetit.

c) Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit, me këtë përbërje, në njësi bazë:

i) Departamentin e kërkimit të lëvizjes së aplikuar;
ii) Departamentin e kërkimit në veprimtarinë fizike, shëndetin dhe rekreacionin;
iii) Departamentin e kërkimit dhe të studimit të tregut të punës dhe të transferimit të teknologjisë.

III. Programet e studimeve të UST-së:

UST-ja ofron të gjitha programet e studimit në të tria ciklet e studimit, që ka ofruar deri tani Akademia e Edukimit fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe çdo program tjetër, të miratuar në përputhje me aktet, ligjore dhe nënligjore.

IV. Organet dhe autoritetet drejtuese

1. Organet dhe autoritetet drejtuese, të zgjedhura për strukturat e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, vazhdojnë mandatet e tyre, kur njësitë nuk pësojnë ndryshim. Organet dhe autoritetet drejtuese, për njësitë e reja të krijuara të UST-së, emërohen në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Autoritetet drejtuese të UST-së janë:

a) Rektori;
b) Dekanët e fakulteteve / Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit;
c) Përgjegjësit e departamenteve të kërkimit.

3. Rektori i Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, është rektor i UST-së deri në përfundim të mandatit të fituar në zgjedhjet e fundit sipas pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Autoritetet drejtuese të zgjedhura të strukturave ekzistuese kryejnë funksionet përkatëse në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe me statutin e UST-së.

5. Autoritetet e tjera drejtuese emërohen dhe funksionojnë në përputhje me nenin 23, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

V. Organika dhe financimi

1. Në organikën e UST-së përcaktohet numri i punonjësve të njësive, që integrohen në këtë universitet dhe që përfshihen në numrin total të punonjësve, që janë miratuar për vitin 2010, për Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.

2. Për vitin 2010, financimi i UST-së bëhet nga:

a) Buxheti i planifikuar për Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”;
b) Nga burime të tjera të ligjshme.

3. Universiteti i Sporteve të Tiranës ruan të drejtën mbi të gjitha asetet dhe fondet buxhetore, që zotëron dhe disponon ish-Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.

4. Universiteti i Sporteve të Tiranës ka selinë në Tiranë, në ndërtesën e ish-Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.


VI.Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave dhe Universiteti i Sporteve i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

VII. Vendimi nr.266, datë 25.5.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e emrit zyrtar të Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi””, shfuqizohet.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›