E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË

V E N D I M

PëR

HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT Të CIKLIT Të PARë, Në UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORë


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 dhe 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, të programeve të studimit, të ciklit të parë, në Fakultetin e Shkencave Teknike, si më poshtë :

a) “Biologji”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në biologji.
b) “Fizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në fizikë.
c) “Kimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në kimi.
d) “Ekonomiks”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në ekonomiks.
e) “Financë ”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në financë.
f) “Inxhinieri elektrike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në inxhinieri elektrike.
2. Këto programe studimi të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është tre vite.

3. Programet e studimit “Biologji”, “Fizikë”, “Kimi”, “Ekonomiks“, “Financë” dhe “Inxhinieri elektrike“ të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit të Vlorës, pa efekte buxhetore shtesë.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›