E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.696, DATË 18.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË TIRANËS”

V E N D I M

PëR 

DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.696, DATë 18.6.2009, Të  KëSHILLIT Të  MINISTRAVE,  “PëR  HAPJEN E PROGRAMEVE  Të STUDIMEVE  Të DOKTORATëS, Në UNIVERSITETIN   BUJQëSOR Të TIRANëS”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Në vendimin   nr.696, datë 18.6. 2009,  të   Këshillit  të  Ministrave,  bëhen këto ndryshime:
 
      a)  Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“3. Kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Universitetin  Bujqësor të Tiranës, për vitin 2009, janë, gjithsej, 89, prej të cilave 10 kuota për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të vendit, që administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve. Ndarja e kuotave të mësipërme, sipas programeve të studimeve, është, si më poshtë vijon:
 
a)     Doktoratë në “Bujqësia dhe mjedisi”,                         40 kuota;
b)     Doktoratë në “Ekonomi dhe agrobiznes”,                  35 kuota;
c)     Doktoratë në “Shkencat dhe bioteknologjia
ushqimore”,                                                                                        5  kuota;
ç)  Doktoratë në “Shkencat pyjore”,                                       9 kuota.”.
 
      b)   Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“5. Tarifa e shkollimit  për këto programe studimi të doktoratës është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste, të caktuara nga fakultetet përkatëse të Universitetit Bujqësor të Tiranës.”.
 
2. Efektet  financiare,  që rrjedhin nga zbatimi këtij vendimi, të përballohen  nga  buxheti i miratuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës.
 
3. Ngarkohen Ministria  e  Arsimit  dhe  Shkencës  dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›