E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KuadriT Makroekonomik e Fiskal, për Periudhën 2011 –2013

V E N D I M 

PëR

MIRATIMIN E KuadriT Makroekonomik e Fiskal, për Periudhën 2011 –2013
                                               
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Miratimin e kuadrit makroekonomik dhe të treguesve fiskalë, për periudhën 2011-2013, sipas lidhjes nr.1 “Treguesit kryesorë makroekonomikë” dhe lidhjeve nr.2 e nr.2.1 “Treguesit fiskalë, sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
 
2.     Ngarkohet Ministria e Financave për detajimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm për njësitë e qeverisjes qendrore dhe fondet speciale të tyre dhe paraqitjen e tyre në Komitetin e Planifikimit Strategjik.
                  
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA07/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›