V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.556, DATË 28.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËr CAKTIMIN E SHPËRBLIMIT DITOR PËR USHTARAKËT SHQIPTARË TË DËRGUAR NË REPUBLIKËN E ÇADIT dhe republikën e afrikës qendrore, në kuadër të misionit USHTARAK
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.556, DATë 28.5.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “Për CAKTIMIN E SHPëRBLIMIT DITOR PëR USHTARAKëT SHQIPTARë Të DëRGUAR Në REPUBLIKëN E çADIT dhe republikën e afrikës qendrore, në kuadër të misionit USHTARAK “MINURCAT” Të ORGANIZATëS Së KOMBEVE Të BASHKUARA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 3, të aktit normativ nr.1, datë 2.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për dërgimin e një kompanie të Forcave të Armatosura në Republikën e çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, si kontribut i Republikës së Shqipërisë në misionin “MINURCAT”, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, miratuar me ligjin nr.10114, datë 2.4.2009, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në pikën 1, të vendimit nr.556, datë 28.5.2009, të Këshillit të Ministrave, fjalët “...të jetë 60 (gjashtëdhjetë) euro ...’’ zëvendësohen me “...të jetë 9 000 (nëntë mijë) lekë...’’.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ”Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2010