V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KATEGORIZIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NË FUNKSION TË MBROJTJES NGA RREZATIMET, PËR SIGURINË DHE SIGURIMIN E BURIMEVE TË RREZATIMIT JONIZUES”
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PëR KATEGORIZIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë Në FUNKSION Të MBROJTJES NGA RREZATIMET, PëR SIGURINë DHE SIGURIMIN E BURIMEVE Të RREZATIMIT JONIZUES”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e rregullores “Për kategorizimin e burimeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë në funksion të mbrojtjes nga rrezatimet, për sigurinë dhe sigurimin e burimeve të rrezatimit jonizues”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA07/01/2010