E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE DHE DEGA E DOGANËS SË TIRANËS, SI AUTORITETE KONTRAKTORE

V E N D I M

PËR

SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE DHE DEGA E DOGANËS SË TIRANËS, SI AUTORITETE KONTRAKTORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe degës së doganës së Tiranës të përfundojnë, deri në datën 29 dhjetor 2008, procedurat e prokurimit, për mallra e shërbime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Brenda këtij afati përfshihen edhe lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar, në Buletinin e Njoftimeve Publike.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›