V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të përfundojë, deri në datën 25 dhjetor 2008, procedurat e prokurimit elektronik, për tenderin, me objekt “Shtrirja me Fibër Optike për rrjetin kompjuterik ndërministror GovNet”, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, zëri “Shpenzime për investime”.
Brenda këtij afati përfshihen edhe lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.
2. Lejimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të publikojë njoftimin e kontratës së nënshkruar, për tenderin, me objekt “Rikonstruksioni i godinës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2008.
3. Ngarkohen Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008