V E N D I M PËR REALIZIMIN SHËRBIMIT FINANCIAR TË LETËRKREDISË, NË FAVOR TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES, NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË TIJ
V E N D I M
PËR
REALIZIMIN SHËRBIMIT FINANCIAR TË LETËRKREDISË, NË FAVOR TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES, NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË TIJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, « Për prokurimin publik», të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shërbim financiar, në kuptim të këtij vendimi, është letërkredia, e nxjerrë nga banka, agjente për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, si pjesë e transanksionit financiar të marrëveshjes së garancisë pjesore të riskut, që do të lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).
2. Procedura e realizimit të këtij shërbimi financiar do të bëhet në baza konkurruese, sipas vlerësimit të kryer nga Ministria e Financave dhe të pranuar nga Banka Botërore.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për përgatitjen e listës së bankave, që do të marrin pjesë në këtë konkurrim, dhe të kërkesës për propozim, për realizimin e këtij procesi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/01/2009