E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TE NDRYSHU

V  E N D I M
PëR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR. 478,        DATë 18.7.2007, Të KëSHILLIT Të MISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E STRUKTURëS DHE Të NIVELEVE Të PAGAVE Të NëPUNëSVE Të DISA INSTITUCIONEVE, Në VARëSI Të MINISTRAVE Të LINJëS”, TE NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,    datë 13.5.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Në fund të shkronjës “a”, të pikës 1,  shtohen emërtesat “... Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian dhe Qendra Kombëtare për Aplikimet Energjetike.”.
b) Lidhja nr. 1, që përmendet në pikën 2,  zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës të Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, dhe Qendrës Kombëtare për Aplikimet Energjetike përcaktohen sipas vendimit për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.
3. Efektet financiare, për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e planifikuara për këto institucione për këtë  vit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të nëpunësve në detyrë.
 K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›