E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.371, DATË 14.6.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT”, TE NDRYSHUAR

 V E N D I M
PëR
NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.371, DATë 14.6.2006, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E STRUKTURëS DHE Të NIVELEVE Të PAGAVE Të NëPUNëSVE Të DISA INSTITUCIONEVE, Në VARëSI Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT”, TE NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,     datë 13.5.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”,  të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fund të pikës 1, të vendimit nr.371, datë 14.6.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohet emërtesa “... Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit.”.
2. Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit të përcaktohen sipas vendimit për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.
3. Efektet financiare, për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e planifikuara për këtë institucion, për  këtë vit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të nëpunësve në detyrë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›