E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË E NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1114, DATË 30.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJEVE NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR, NR. 9136, DATË

V E N D I M
PëR
NJë SHTESë E NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1114, DATë 30.7.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR DISA çëSHTJE Në ZBATIM Të LIGJEVE NR.7703, DATë 11.5.1993, “PëR SIGURIMET SHOQëRORE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR, NR. 9136, DATë 11.9.2003, “PëR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE Të DETYRUESHME Të SIGURIMEVE, SHOQëRORE DHE SHëNDETëSORE, Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR, DHE NR.7870, DATë 13.10.1994,  “PëR SIGURIMET SHëNDETëSORE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar,  të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa e ndryshimi, si më poshtë vijon:
1. Pas pikës 6 , të kreut IV, “Procedurat për regjistrim”, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:
“6/1.   Njihen periudha sigurimi për efekt të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,:
a) periudhat, nga data 1.10.1993 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetëpunësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës.b) periudhat nga data 1.9.1995 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetëpunësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës, për rastet, kur toka është blerë, sipas ligjit nr.7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, si dhe për rastet, kur toka është marrë me qira, me akt noterial,  .
Për njohjen e periudhave të sigurimit shoqëror, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, të vetëpunësuarit në bujqësi duhet të paraqesin këto dokumente:
i. Vërtetimin nga komuna/ bashkia se i interesuari ka tokë në pronësi ose në përdorim, duke cilësuar dhe datën, kur është përfituar kjo tokë.ii. Certifikatën e gjendjes civile (në rastet e largimit të shënohet dhe    data e çregjistrimit nga regjistri i gjendjes civile).iii. Vërtetimin nga komuna/bashkia se për këtë periudhë ka ushtruar veprimtari, bujqësore e blegtorale.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore nxjerr aktet për trajtimin e të gjitha kërkesave të refuzuara për pension, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.”.
2. Pika 8, e kreut IV, “Procedurat për regjistrim”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Kryefamiljarët, që punësojnë persona, si punëtorë shtëpie, i rregullojnë marrëdhëniet e punës, nëpërmjet një kontratë me shkrim, ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohen, detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto. Në këtë rast, kryefamiljari përcaktohet në rolin e punëdhënësit dhe dhe si i tillë ka detyrimin për regjistrim në organet tatimore dhe për pajisjen nga këto organe me numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-i). Regjistrimi dhe çregjistrimi nga organet tatimore bëhen sipas një procedure të thjeshtuar, që përcaktohet me udhëzim nga ministri i Financave.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›