E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE KORRESPONDUESE PËR GRADAT E PERSONELIT HETUES, NË SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE KORRESPONDUESE PËR GRADAT E PERSONELIT HETUES, NË SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 68 e 75, të  ligjit nr.10 002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Funksionet korresponduese, për çdo gradë, sipas ligjit nr.10 002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, në vijim SHKB, si dhe barazvlefshmëria e gradave të vjetra policore me gradat e reja, përcaktohen nëlidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.     Në sistemin e ri të gradave, ngritja në gradë bëhet sipas afateve dhe kritereve, të përcaktuara në nenin 69, të ligjit nr.10 002,                   datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”.

3.     Në funksionet e këshilltarit të drejtorit të Përgjithshëm të SHKB-së mund të caktohet çdo punonjës nga personeli hetues, pavarësisht gradës, që mban. Gjatë periudhës në këtë funksion, punonjësi ka të drejtë të fitojë gradën pasardhëse, sipas kritereve e procedurave të përcaktuara, i pakushtëzuar nga ekzistenca e funksioneve të lira për gradë.

4.     Punonjësi, personel hetues i SHKB-së në çastin, kur kalon në sistemin e ri të gradave, merr gradën që i korrespondon funksionit që kryen, vetëm nëse në çastin e kalimit në këtë sistem gradash ka vjetërsi shërbimi jo më pak se:

a.     2 vjet, për gradën “Agjent”, përfshirë edhe periudhën e arsimit apo të trajnimit policor;

b.     5 vjet, për gradën “Agjent i parë”, përfshirë edhe periudhën e arsimit apo të trajnimit policor;

c.     3 vjet, për gradën “Hetues”;

ç)  6 vjet, për gradën “Hetues i parë”;

d) 9 vjet, për gradën “Drejtues i SHKB-së”;

dh) 12 vjet, për gradën “Drejtues i parë i SHKB-së”;

  e) 15 vjet, për gradën “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i SHKB-së”;

  ë) 15 vjet, për gradën “Drejtor i Përgjithshëm i SHKB-së”.

5.     Për punonjësit ekzistues të SHKB-së, për 3 vitet e para pas kalimit në sistemin e ri të gradave, afati i qëndrimit në gradë, për efekt të konkurrimit për ecje në karrierë të personelit hetues, do të llogaritet nga data e marrjes së gradës së vjetër policore, kur grada e re është e barazvlefshme ose një më e ulët.

6.     Për realizimin e procesit të kalimit në sistemin e gradave, sipas këtij vendimi, ngrihet komisioni kalimtar, i cili shqyrton dokumentacionin dhe i propozon autoritetit, që ka kompetencë gradimin, dhënien e gradave përkatëse punonjësve të SHKB-së. Përbërja, mënyra dhe nivelet e organizimit, të funksionimit, si dhe procedurat, që do të ndjekë komisioni kalimtar, përcaktohen me urdhër të ministrit. Komisioni përfundon së funksionuari pas realizimit të procesit të kalimit në sistemin e ri të gradave.

7.     Kalimi në këtë sistem gradash përfundon jo më vonë se tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

8.     Punonjësit e SHKB-së, që do të punësohen në strukturat e Policisë së Shtetit, rifitojnë gradën policore të mbajtur më parë, të ekuivalentuar sipas ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”.

9.     Vendimi nr.601, datë 2.11.2001, i Këshillit të Ministrave, “Për funksionet në Ministrinë e Rendit Publik, që kanë të drejtën e mbajtjes së gradës së Policisë së Shtetit”, i ndryshuar, nuk zbatohet për punonjësit e SHKB-së.

10.   Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e vendimit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›