V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI BASHKISË BERAT, PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË SHTETASIT ARTUR KAJA, SI PASOJË E ZJARRIT TË RËNË NË BANESË, MË 22.11.2009
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI BASHKISë BERAT, PëR DHëNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES Së SHTETASIT ARTUR KAJA, SI PASOJë E ZJARRIT Të RëNë Në BANESë, Më 22.11.2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, dhe të neneve 31 e 32, shkronja “a”, të ligjit nr. 8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Bashkisë Berat, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t`i shtohet fondi prej 1 900 000 (një milion e nëntëqind mijë) lekësh, për t’iu dhënë si ndihmë financiare familjes së shtetasit Artur Kaja, së cilës iu shkaktuan dy viktima dhe tre të plagosur rëndë nga zjarri i rënë në banesë, më 22.11.2009, si më poshtë vijon:
a) Për dy viktimat Megi dhe Kelina Kaja, ndihma financiare të jetë 1 000 000 (një milion) lekë, e ndarë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për çdo viktimë.
b) Për tre të plagosurit rëndë, Hylson, Mimoza e Artur Kaja, ndihma financiare të jetë 900 000 (nëntëqind mijë) lekë, e ndarë nga 300 000 (treqind mijë) lekë, për person.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut Berat dhe bashkia Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009