E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT, PËR DËRGESAT NË PARA TË EMIGRANTËVE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT, PËR DËRGESAT NË TË EMIGRANTËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.          Miratimin e planit kombëtar të veprimit, për dërgesat në para të emigrantëve, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.          Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Banka e Shqipërisë, INSTAT-i dhe Posta Shqiptare, sha, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›