E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROJEKTIN “RIGJALLËRIMI I INFRASTRUKTURËS SË GËRDECIT, NËN INSTRUMENTIN E A

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROJEKTIN “RIGJALLËRIMI I INFRASTRUKTURËS SË GËRDECIT, NËN INSTRUMENTIN E ASISTENCËS SË PARAZGJERIMIT, PËR SHQIPËRINË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për projektin “Rigjallërimi i infrastrukturës së Gërdecit, nën instrumentin e asistencës së parazgjerimit, për Shqipërinë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 


06/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›