E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT ELEKTRIK 400/220/110 KV, NË KASHAR

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT ELEKTRIK 400/220/110 KV, NË KASHAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,  Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit elektrik 400/220/110 KV, në komunën e Kasharit, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Shpronësimi të bëhet në favor të OST, sha-së.

3.     Masa e shpërblimit të pronarëve, për pasuritë pronë private me sipërfaqe 105 000 (njëqind e pesë mijë) m2 , tokë/arë, truall, banesë, ndërtim industrial, është 340 757 924 (treqind e dyzet milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e njëzet e katër) lekë.

4.     Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga fondet e OST, sha-së.

5.     Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 460 000 (katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga OST, sha-ja.

6.     Shpronësimi  do të fillojë në muajin mars dhe do të përfundojë brenda muajit maj 2009.

7.     Mënyra e pagesës të bëhet pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, në përputhje me ligjin nr.8561, datë 22.12.1999.

8.     Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe OST, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


06/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›