E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.7.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.277, DATë 18.7.1997, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE “PëR PëRFITIMET NGA STATUSI I Të VERBëRIT, Të NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.8089, datë 28.3.1996, "Për statusin e të verbërit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta , Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
 
Paragrafi i tretë i pikes 4, të vendimit nr.277, datë 18.7.1997 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si vijon: “Pagesa e aftesisë së kufizuar për të verbërit dhe kujdestarët e tyre, paguhet nga shërbimet bankare që funksionojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore ku ka vendbanimin përfituesi, ose nga sherbimi postar për njësitë e qeverisjes vendore ku nuk ka një të tillë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 Janar 2010.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›