V E N D I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË MARRËVESHJEN E KONCESIONIT TË FORMËS “BOO”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË INDUSTRISË DHE TË ENERGJETIKËS, MINISTRISË SË RREGULLIMIT TË TERRITORIT DHE TË TURIZMIT, MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE TË USHQIMIT
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË MARRËVESHJEN E KONCESIONIT TË FORMËS “BOO”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË INDUSTRISË DHE TË ENERGJETIKËS, MINISTRISË SË RREGULLIMIT TË TERRITORIT DHE TË TURIZMIT, MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE TË USHQIMIT DHE “HIDROINVEST”, SHPK-SË, ÇARSHOVË, PËRMET, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE NË STRANIK DHE ZALL TORE, NË KOMUNËN STRAVAJ, LIBRAZHD”, DHE PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.565, DATË 12.8.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s dhe të neneve 21, pika 4, e 27, t¸ ligjit nr.9663, dat¸ 18.12.2006, “P¸r koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit t¸ Ekonomis¸, Tregtis¸ dhe Energjetik¸s dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, K¸shilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në marrëveshjen e koncesionit, të formës “BOO”, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe të Energjetikës, Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit dhe “Hidroinvest”, shpk-së, Çarshovë, Përmet, për ndërtimin e hidrocentraleve në Stranik dhe Zall Tore, në komunën Stravaj, Librazhd, të miratuar me vendimin nr.565, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Kudo në vendimin nr.565, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, dhe në tekstin e marrëveshjes së koncesionit, të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, emërtimet “Ministrisë së Industrisë dhe të Energjetikës, Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit” zëvendësohen me “Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/07/2009