V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.41, DATË 11.2.1992, TË KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, TË DISA OBJEKTEVE”
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.41, DATË 11.2.1992, TË KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, TË DISA OBJEKTEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.41, datë 11.2.1992, të kryesisë së Këshillit të Ministrave, nga lista e objekteve për Federatën e Rinisë Shqiptare të hiqet “Këndi i lojërave”, Burrel.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Burrel për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008