V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.31, DATË 20.1.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.31, DATë 20.1.2001, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRFITIMET NGA STATUSI I INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Paragrafi i dytë, i pikës 4, të vendimit nr.31, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Pagesa e aftësisë së kufizuar, në masën e përcaktuar në paragrafin e parë, të kësaj pike, bëhet nga shërbimet bankare, që funksionojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore, ku ka vendbanimin përfituesi, ose nga shërbimi postar për njësitë e qeverisjes vendore, ku nuk ka një të tillë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA16/12/2009