E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI KOMUNËS MILOT TË QARKUT TË LEZHËS, PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË SHTETASIT GJETAN PJETËR LALA, SI PASOJË E DËMTIMIT TË BANESËS NGA FATKEQËSITË NATYRORE

 
V E N D I M 

PëR 

NJë SHTESë FONDI KOMUNëS MILOT Të QARKUT Të LEZHëS, PëR DHëNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES Së SHTETASIT GJETAN PJETëR LALA, SI PASOJë E DëMTIMIT Të BANESëS NGA FATKEQëSITë NATYRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, dhe të nenve 31 e 32, shkronja “a”, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.     Komunës Milot të qarkut të Lezhës, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t`i shtohet fondi prej 1 061 800 (një milion e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind) lekësh, për t’iu dhënë si ndihmë financiare  familjes së shtetasit Gjetan Pjetër Lala, si pasojë e dëmtimit të banesës nga fatkeqësitë natyrore.
 
2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
 
3.     Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Lezhës dhe komuna Milot për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
                                                        K R Y E M I N I S T R I
                                                          SALI BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›