E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË, TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASAVE TË PËRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL

 V E N D I M
PëR 
PëRCAKTIMIN  E   KRITEREVE BAZë, Të SEKTORëVE  Që  DO  Të  MBëSHTETEN  DHE  Të MASAVE  Të  PëRFITIMIT  NGA  FONDI  I  PROGRAMIT  PëR  BUJQëSINë  DHE  ZHVILLIMIN  RURAL
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës  dhe të pikës 3, të nenit 6, të ligjit        nr.9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural” dhe tw ligjit nr.10190, datw 26.11.2009, “ Pwr buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave             
 
 
V E N D O S I :
 
 1.     Fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2010 për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, të  përdoren  për mbështetjen  e prodhimit bujqësor, blegtoral dhe të  agropërpunimit.
 
2.     Sektorët, që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të  jenë:
 
a) Mbjellja e ullishteve, pemëtoreve dhe vreshtave.
b) Prodhimi i fidaneve të certifikuar  të ullirit.
c)   Zbatimi i teknologjive moderne të ujitjes.
ç) Prodhimi i perimeve  në serat diellore.
d)     Prodhimi blegtoral.
        dh) Prodhimi i produkteve bio.
e)     Prodhimi i vajit të ullirit.
ë)  Nxitja e kreditimit bankar  në sektorin e bujqësisë.
 
3.     Masa  e  përfitimit të drejtpërdrejtë  nga fondi i programit  për bujqësinë  dhe zhvillimin rural, sipas kritereve, të jetë, si më poshtë vijon:
 
·        Mbjellja e  ullinjve, agrumeve  dhe pemëve frutore,  250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, për format tradicionale, dhe 350 000 (treqind e pesëdhjetë  mijë) lekë/ha,  për format intensive të kultivimit të tyre. Sipërfaqja e mbjellë  duhet të jetë jo më pak se 2 (dy) dynym.
·        Mbjellja e vreshtave, 500 000 (pesëqind mijë) lekë/ ha. Sipërfaqja e mbjellë duhet të jetë jo më pak se 2 (dy) dynym.
·        Ujitja me pika në pemëtore, agrumishte dhe ullishte intensive, në masën 300 000 (treqind mijë) lekë/ha, për sipërfaqet jo më të vogla se 2 (dy) dynym.
·        Prodhimi  i produkteve bujqësore bio nga bimët e kultivuara, 50 000      (pesëdhjetë mijë) lekë/fermë  në vit.
·        Blerja e plastmasit për serrat me ngrohje, diellore dhe teknike, 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha serrë, për sipërfaqet jo më të vogla se 2 (dy) dynym.
·        Pagesa me 10 lekë/litri,  qumësht, për fermat blegtorale, që mbarështojnë 10-50 krerë lopë qumështi të racave të pastra dhe kryqëzimet e tyre. Pagesa të bëhet kundrejt sasisë së qumështit të deklaruar në organet tatimore.
·        Pagesa 500 (pesëqind)  lekë  për kokë dele, për tufat me mbi 50 krerë,  të matrikulluara.
·        Prodhimi i vajit të ullirit extra-vergine, 100 (një qind) lekë/litri, për sasitë deri në 15 tonë/viti.
 
5.     Nxitjen   e kreditimit bankar  në sektorin e bujqësisë për:
 
·    mbështetjen, përmes subvencionimit, në masën  70 %  të  normës së interesit, për 3 vite  radhazi, për kreditë, deri  në  15 000 000                       ( pesëmbëdhjetë  milionë) lekë, që do të merren për ruajtje dhe përpunim të produkteve, bujqësore dhe blegtorale, si dhe për mjete mekanike bujqësore. 
·    krijimin e fondit të garancisë për kreditimin e veprimtarive  bujqësore  të agroindustrisë dhe të atyre të orientuara  për eksport, në  masën  50 % të vlerës së principalit të kredisë. Garancia bëhet për kreditë deri në 15 000 000 ( pesëmbëdhjetë  milionë) lekë.
 
6.     Procedura dhe mënyra e administrimit të fondit të programit  për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
 
7.     Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria  e Financave  për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 

K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA
 
23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›