E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN  E MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  3, pika 16 e 5, paragrafi i katërt, i ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, në programin “Mbështetje për energjinë”, zëri “Transferta”, t’i shtohet fondi prej 392 241 847.7 (treqind e nëntëdhjetë e dy milionë e dyqind e dyzet e një mijë e tetëqind e dyzet e shtatë pikë shtatë) lekësh, si transfertë, shoqërisë me kapital 100 për qind shtetëror, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sha, në formën e huasë, për realizimin e projektit “Ndërtimi i nënstacionit 110/40 KV, me fuqi 2 x 5.6 MVA, Tuneli i Kalimashit dhe e një daljeje linje 110 KV, në nënstacionin ekzistues 110/6 KV, Kalimash”.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi i kontigjencës, i miratuar në buxhetin e shtetit të vitit 2009.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


25/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›