V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E ZJ. POLIKSENI NDRENIKA, NË GREQI
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E ZJ. POLIKSENI NDRENIKA, NË GREQI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 8 e 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Shpenzime për mallra e shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 360 000 (një milion e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve, për kurimin e zj. Polikseni Ndrenika, në Greqi.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Pagesa të kryhet pas paraqitjes së faturave të shpenzimeve nga institucioni i kurimit.
4. Ngarkohen ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA