V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E DISA SPORTISTËVE, QË KANË ARRITUR REZULTATE TË LARTA NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË PESHËNGRITJES DHE NË KAMP
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E DISA SPORTISTËVE, QË KANË ARRITUR REZULTATE TË LARTA NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË PESHËNGRITJES DHE NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË MUNDJES, SI DHE TË TRAJNERËVE TË TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Projekte”, artikulli 604, t’i shtohet fondi 6 500 000 (gjashtë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shpërblimin e disa sportistëve, që kanë arritur rezultate të larta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes dhe Kampionatin Evropian të Mundjes, si dhe të trajnerëve të tyre.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA