E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT

 
V E N D I M 

PëR 

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR, PëR DREJTORINë E SHëRBIMEVE QEVERITARE, PëR SHPëRBLIMIN E PUNONJëSVE ME RASTIN E FESTAVE Të FUNDVITIT
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.     Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 3 922 082 (tre milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e tetëdhjetë e dy) lekësh, për shpërblimin e punonjësve të saj për festat e fundvitit.
 
2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
 
3.     Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›