E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E SHPENZIMEVE PËR ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË 28 QERSHORIT TË VITIT 2009 &nb

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E SHPENZIMEVE PËR ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË 28 QERSHORIT TË  VITIT 2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, " Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, " Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë " , dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, "Për buxhetin e vitit 2009", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.     Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në buxhetin e vitit 2009, për përballimin e shpenzimeve për zgjedhjet e 28 qershorit, t’i shtohet fondi 165 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, i ndarë, si më poshtë vijon :

·         90 000 000 (nëntëdhjetë milionë) lekë, për paga e sigurime shoqërore e shëndetësore ;

·         10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për mallra e shërbime ;

·         65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekë, për t’ua shpërndarë subjekteve zgjedhore.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009."

3.     Ngarkohen ministri i Financave  dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare" .

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›