E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA E VOSKOPOJËS, KORÇ˔

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA E VOSKOPOJËS, KORÇË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

10.   Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga e Voskopojës, Korçë”.

11.   Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

12.   Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 63 (gjashtëdhjetë e tre) m², tokë/truall, me vlerë 99 225  (nëntëdhjetë e nëntë mijë  e dyqind e njëzet e pesë) lekë, dhe për sipërfaqen 4819 (katër mijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë) m², tokë/arë, me vlerë 602 349 (gjashtëqind e dy mijë e treqind  e dyzet e nëntë) lekë, me një vlerë të përgjithshme  shpronësimi  701 574 (shtatëqind e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.

13.   Shpenzimet procedurale, në vlerën 329 500 (treqind e njëzet e nëntë mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

14.   Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 701 574 (shtatëqind e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6.  Shpronësimi të fillojë më 1.6.2009 dhe të përfundojë më 31.8.2009.

7.     Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.     Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve t¸ bëjë likuidimin e pronarëve sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë, që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët.

9.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›