E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.483, DATË 29.7.1996, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN ME QIRA TË TRUALLIT, KU ËSHTË NDËRTUAR FSHATI I FËMIJËVE, NË TIRAN˔

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.483, DATË 29.7.1996, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN ME QIRA TË TRUALLIT, KU ËSHTË NDËRTUAR FSHATI I FËMIJËVE, NË TIRANË”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9967, datë 27.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Në pikën 1, të vendimit nr.483, datë 29.7.1996, të Këshillit të Ministrave, afati “për 20 vjet” të bëhet “për 49 vjet”.

Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›