E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORINË

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Kalimash - Morinë.

2.     Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfqen 384 (treqind e tetëdhjetë e katër) m², tokë/truall, me vlerë 1 012 224 (një milion e dymbëdhjetë  mijë e dyqind  e njëzet e katër) lekë, objekte, me vlerë 25 095 402.91 (njëzet e pesë milionë e nëntëdhjetë e pesë mijë e katërqind  e dy pikë nëntëdhjetë e një) lekë, me një vlerë të përgjithshme  shpronësimi     26 107 626.91 (njëzet e gjashtë milionë e njëqind e shtatë mijë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë pikë nëntëdhjetë e një) lekë.

4.     Shpenzimet procedurale, në vlerën 361 000 (treqind e gjashtëdhjetë e një mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve.

5.     Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 26 107 626.91 (njëzet e gjashtë milionë e njëqind e shtatë mijë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë pikë nëntëdhjetë e një) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6.     Shpronësimi të fillojë më 30.5.2009 dhe të përfundojë më 30.8.2009.

7.     Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Për objektet, pronarët përveç dokumentacionit të pronësisë duhet të paraqesin edhe dokumentacionin tekniko-ligjor.

8.     Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve t¸ bëjë likuidimin e pronarëve brenda afateve, të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë. Për objektet, Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve t¸ bëjë likuidimin e pronarëve në bazë të dokumentacionit tekniko-ligjor.

9.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›