E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE, TË SIPËRFAQES 6467.31 m2, PJESË E PRONËS NR.974, « BAZA NDIHMUESE, SHËNGJIN, LEZH˻, DHE PËR NJË NDRYSH

V E N D I M 

PËR 

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE, TË SIPËRFAQES 6467.31 m2, PJESË E PRONËS NR.974, « BAZA NDIHMUESE, SHËNGJIN, LEZHË», DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515,   DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES », TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të sipërfaqes 6467.31(gjashtë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë pikë tridhjetë e një) m2, pjesë e pronës nr.974, « Baza ndihmuese, Shëngjin, Lezhë», dhe të objekteve, që gjenden në këtë territor, « Truproje MRU, me sipërfaqe            74 (shtatëdhjetë e katër)  m2, kabinë gjeneratori, me sipërfaqe 10 (dhjetë) m2, bankinë e gjuajtësit detar, me sipërfaqe 295 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë) m2, dhe bankina e shkallës, me sipërfaqe 147 (njëqind e dyzet e shtatë) m2, për zgjerimin e kapacitetit të Portit të Shëngjinit, rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe të infrastrukturës ndihmëse të peshkimit dhe për riparimin e anijeve të peshkimit në vend.

2. Heqjen, nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit, nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të sipërfaqeve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.

3. Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronave të përcaktuara në këtë vendim, si dhe t’i tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve, pa miratimin e pushtetit qendror.

4. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ndjekjen e procedurave të nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›