V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.78, DATË 4.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN, KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT TË NJË PAKETE TË VEÇANTË HIGJIENO-SANITARE, PËR INVALIDËT PARAPLEGJIKË DHE TETRAPLEGJIK˔, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.78, DATë 4.2.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MASëN, KRITERET DHE PROCEDURAT E PëRFITIMIT Të NJë PAKETE Të VEçANTë HIGJIENO-SANITARE, PëR INVALIDëT PARAPLEGJIKë DHE TETRAPLEGJIKë”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 2, e vendimit nr.78, datë 4.2.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Pagesa shtesë, që përfitohet sipas pikës 1, të këtij vendimi, bëhet nga shërbimet bankare, që funksionojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore, ku invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë përfitojnë pagesën e aftësisë së kufizuar, ose nga shërbimi postar për njësitë e qeverisjes vendore, ku nuk ka një të tillë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/12/2009