E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.618, DATË 7.9.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,“PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE MASËS SË PËRFITIMIT TË PAGESËS PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR 

NJë SHTESë DHE DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.618, DATë 7.9.2006, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE,“PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE, Të DOKUMENTACIONIT DHE MASëS Së PëRFITIMIT Të PAGESëS PëR PERSONAT ME AFTëSI Të KUFIZUAR”, Të NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 1, e 20, pika 3, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", të ndryshuar, dhe të nenit 15, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000,"Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O SI:
 
Në vendimin nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
1.Në fund të pikës 17 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Pagesa për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre bëhet nga shërbimet bankare, që funksionojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore, ku ka vendbanimin përfituesi, ose nga shërbimi postar për njësitë e qeverisjes vendore, ku nuk ka një të tillë.”.
 
2.  Shkronja “b”, e  pikës 19,  ndryshohet, si më poshtë vijon:
 
“b) Certifikatën personale ose kopjen e letërnjoftimit.”.
 3. Shkronja “a”, e pikës 20, ndryshohet, si më poshte vijon:
 “ a) Kopje të letërnjoftimit, të personit kujdestar;”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA
 16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›