E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË FREKUENCAVE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË FREKUENCAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 63, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e planit kombëtar të frekuencave, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Administrimi dhe përdorimi i frekuencave bëhet në përputhje me përcaktimet e planit kombëtar.

3.     Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit të vënë në dispozicion të publikut, në formë elektronike dhe të shkruar, në çdo kohë, gjendjen e brezave të frekuencave, që kanë në administrim.

4.     Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për publikimin e planit kombëtar të frekuencave.

5.     Vendimi nr.379, datë 31.5.2001, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e planit kombëtar të radiofrekuencave”, i ndryshuar, dhe çdo akt, që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.

6.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›