V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN KUNDËR PRODHIMIT TË PALIGJSHËM DHE TRAFIKIMIT TË ARMËVE TË ZJARRIT, PJESËVE TË TYRE, KOMPONENTËVE DHE MUNICIONEVE, QË PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË B
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROKOLLIN KUNDËR PRODHIMIT TË PALIGJSHËM DHE TRAFIKIMIT TË ARMËVE TË ZJARRIT, PJESËVE TË TYRE, KOMPONENTËVE DHE MUNICIONEVE, QË PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin kundër prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit, pjesëve të tyre, komponentëve dhe municioneve, që plotëson konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROKOLLIN KUNDËR PRODHIMIT TË PALIGJSHËM DHE TRAFIKIMIT TË ARMËVE TË ZJARRIT, PJESËVE TË TYRE, KOMPONENTËVE DHE MUNICIONEVE, QË PLOTËSON KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin kundër prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit, pjesëve të tyre, komponentëve dhe municioneve, që plotëson konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA PALLI