E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ligji nr.9419, datë 20.5.2005, “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

Neni 3

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përgatisë aktet e nevojshme, sipas përcaktimeve të bëra në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA PALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›