IZE: 9pt; FONT-FAMILY: Arial">- Qeveria miraton marrëveshjen me shoqërinë “Gener 2” për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, investim me vlerë 200 milion euro
- Qeveria miraton marrëveshjen me shoqërinë “Gener 2” për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, investim me vlerë 200 milion euro
Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Gener 2” për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, një investim prej 200 milion euro. Shqipëria, - tha Kryeministri, - do të shndërrohet në një prodhues të rëndësishëm të çimentos në .
Kryeministri Berisha tha se një tjetër investim i rëndësishëm në këtë fushë, është edhe ndërtimi nga kompania italiane “Fassa” i një tjetër fabrike të madhe për prodhimin e çimentos në Lezhë, investim me vlerë 250 milion euro.
Duke konsideruar se vargkodrat nga Fushë-Kruja tek Ura e Mesit përbëjnë lëndën e parë të cilësisë më të lartë për prodhimin e çimentos, Kryeministri bëri të ditur se një seri kompanish të mëdha kanë vendosur projektet e tyre për ndërtimin e fabrikave të standardeve më të larta.
Duke vlerësuar standardet e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, me një teknologji moderne, e cila ka eliminuar plotësisht pluhurin dhe mjedis i sistemuar, Kryeministri tha se të këtij standardi do të jenë edhe teknologjitë e ardhshme që do të instalohen.