E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon Shefin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosh

Sot, Kryeministri Berisha, priti në takim Shefin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosh.

Në takim, Ambasadori Bosh shprehu kënaqësinë dhe falënderimet e tij për bashkëpunimin e autoriteteve të qeverisë shqiptare me Prezencën e OSBE-së. Ambasadori Bosh vuri në dukje progresin e madh të vendit tonë në fusha të ndryshme.

Kryeministri Berisha, duke vlerësuar emërimin e Ambasadorit Bosh, shprehu interesim dhe gadishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm me OSBE-në për reformën elektorale, reformën në drejtësi dhe për konsolidimin e institucioneve demokratike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›