Kryeministri Berisha pret Ambasadoren e re të Republikës Çeke në Tiranë, Zj. Markéta Fialková
Sot, Kryeministri Berisha, priti në takim Ambasadoren e re të Republikës Çeke në , Zj. Markéta Fialková.
Në takim, Ambasadorja Fialková, shprehu kënaqësinë që i jepet rasti për të punuar në një vend mik si Shqipëria dhe tregoi gadishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për intensifikimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve tona. Republika Çeke, theksoi Ambasadorja, mbështet Shqipërinë në proçesin e integrimit e saj në NATO dhe BE.
Kryeministri Berisha, duke i uruar Ambasadores Fialková detyrën e re, shprehu gadishmërinë për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryeministri e ffalënderoi Ambasadoren për përkrahjen e Republikës Çeke në integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE dhe kërkoi një rritje të dialogut e shkëmbimeve të delegacioneve të të gjitha niveleve dhe fushave të ndryshme.