E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, QË PREKET NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE NË BASHKINË E FIERIT

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARIT TË PASURISË  SË PALUAJTSHME, QË PREKET NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE NË BASHKINË E FIERIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, që preket nga zgjerimi i varrezave publike, në bashkinë e Fierit, sipas tabelës, që  i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vlera  e shpërblimit, për sipërfaqen 4 770 (katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë) m2, tokë/arë, në masën 4 770 000 (katër milionë e shtatëqind  e shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Fierit, miratuar në buxhetin e vitit 2008.

3. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas miratimit të  projektit.

4.  Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Fierit.

5. Afati i përfundimit të punimeve, të objektit “Zgjerimi i varrezave publike”, në bashkinë e Fierit, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.

6.  Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Fierit dhe regjistrimi i ri i pasurisë prej 4 770 (katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë) m2 tokë/arë, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Fierit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA
27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›