E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS HYRJE-SHKODËR

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS HYRJE-SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836,         datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës Hyrje-Shkodër.

2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen tokë/truall 4 115 (katër mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) m2, me një vlerë totale shpronësimi 88 475 540 (tetëdhjetë e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzet) lekë. 

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 550 000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 88 475 540 (tetëdhjetë e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzet) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6. Shpronësimi të fillojё më 20 nëntor 2008 dhe tё përfundojë më 30 dhjetor 2008.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›