E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS KARDHIQ-DELVINË

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS KARDHIQ-DELVINË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të         ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe tё nenit 8, të           ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë.

2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen 50 356 (pesëdhjetë mijë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë) m2, me vlerë 12 335 797 (dymbëdhjetë milionë e treqind e tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë, për sipërfaqen tokë/truall 234 (dyqind e tridhjetë e katër) m2, me vlerë 372 528 (treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e pesëqind e njëzet e tetë) lekë, për sipërfaqen tokë/pyll 3 846 (tre mijë e tetëqind e dyzet e gjashtë) m2, me vlerë 2 576 820 (dy milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 15 285 145 (pesëmbëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e pesë) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 1 565 000 (njё milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 15 285 145 (pesëmbëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e pesë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6. Shpronësimi të fillojё më 20 nëntor 2008 dhe tё përfundojë më                  30 dhjetor 2008.

7. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›