V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE DHE PËR DEGËN E DOGANËS, FIER, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
V E N D I M
PëR
SHTYRJEN E AFATIT Të PëRFUNDIMIT Të PROCEDURAVE Të PROKURIMIT, PëR DREJTORINë E PëRGJITHSHME Të DOGANAVE DHE PëR DEGëN E DOGANëS, FIER, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të degës së doganës, Fier, të përfundojnë, brenda datës 15 dhjetor 2009, procedurat e prokurimit, me objekte “Ofrimi i shërbimeve me roje private” dhe “Shtesë kati dhe rikonstruksion i zyrave të degës së doganës, Fier”, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2009.Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontratave përkatëse.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA11/12/2009