E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M Për DHËNIEN NË PËRDORIM QENDRËS KOMBËTARE TË LICENCIMIT TË DISA MJEDISEVE NË NDËRTESËN (GODINËN) E INIMA-s

V E N D I M 

Për

DHËNIEN NË PËRDORIM QENDRËS KOMBËTARE TË LICENCIMIT TË DISA MJEDISEVE NË NDËRTESËN (GODINËN) E INIMA-s

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V  E N D O S I :

1. Dhënien në përdorim Qendrës Kombëtare të Licencimit të disa mjediseve, në katin e dytë, në ndërtesën e ish-INIMA-s, në administrim të Këshillit të Ministrave, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr.614, datë 12.9.2007, “Për dhënien në përdorim të Agjencisë së Prokurimeve Publike të disa mjediseve të ndërtesës (godinës) së ish-INIMA-s”, shfuqizohet.

3.  Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K r y e m i n i s t r i

SALI  BERISHA

 


11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›